Kryetari i Federatës Sindikale të punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj e ka cila cilësuar si plaçkitije bllokimin e xhirollogarive dhe tërheqjen e parave nga kompania e Blerim Devollit, shkruan GazetaBlic.

Në një bisedë për GazetaBlic, Brahimaj ka theksuar se do të ndërmarrin veprime, gjersa ka akuzuar kryeministrin Hoti për mosreagim.

“Të hënën do t’i bëjmë publike veprimet e sindikatës, të cilat do të jenë ose futja në grevë ose organizimi i protestave. Kjo që ka ndodhur dje brenda Telekomit, është një plaçkitje që na është bërë. Ne nuk do të biem më pre e premtimeve të kota e boshe që na janë bërë deri më tani nga zyrtarët shtetëror se gjojase do ketë marrëveshje e gjëra të tilla. Tashmë do të ndërmarrim veprime sepse kjo është duke ndodhur e garanton falimentimin e Telekomit”, ka thënë ai për GazetaBlic.

“Kryeministri Hoti dhe disa zyrtarë të tjerë janë angazhuar se do të arrijnë marrëveshje por një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por është e çuditshme që nuk ka ardhur asnjë reagim nga ana e tyre pas grabitjes që ua bëri dje kompania e Devollit, xhirollogarisë së Telekomit. As kryeministri Hoti e asnjë zyrtarë të tjerë të qeverisë nuk reaguan fare për atë që ka ndodhur dje. Kjo gjë është e çuditshme. Por, po e ripsëris që ne si Sindikatë e Telekomit, nuk do të biem më pre e premtimeve nga zyrtarët shtetëror. Derisa nuk do të ketë ndonjë gjë konkrete në letër, ne nuk do t’i ndalim veprimet tona sindikale për shpëtimin e Telekomit. Qeveria si aksionare e vetme në Telekom, nuk do ishte dashur të qëndrojë indiferente për atë qe ka ndodhur dje”, ka thënë Lami Balaj.

Ndërkaq, në një konferencë për medie, Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Relacion me Publik në Telekom, ka thënë se gjithçka është kthyer në pikën zero, derisa ka kërkuar ndihmën e Qeverisë në kthimin e mjeteve nga Dardafoni.

Ai ka shtuar se me tërheqjen e mjeteve nga Dardafoni është rrezikuar shteti i Kosovës, pasi të gjitha agjencitë janë të lidhura me Telekomin e Kosovës.