Këto imazhe të pabesueshme zbulojnë brendësinë e burgut famëkeq të Rusisë, Delfini i Zi, i cili është shtëpia e 700 pedofilëve, kanibalëve dhe vrasësve serikë më të këqij të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burgu, i vendosur afër kufirit me Kazakistanin ka funksionuar në forma të ndryshme që nga vitet 1700.

Emri i tij është marrë nga skulptura e delfinit, e krijuar nga vetë të burgosurit, e cila gjendet në barin në pjesën e përparme të recepsionit të burgut.

Ai është i rrethuar nga një zonë e pyllëzuar më e madhe se sipërfaqja e Gjermanisë.

I konsideruar të jetë një nga burgjet më të vështira të Rusisë, ai mban 700 njerëz të cilët së bashku kanë vrarë mbi 3,500 persona – një mesatare prej pesë personash për një të burgosur.

Midis tyre janë disa nga vrasësit serikë më famëkeq të Rusisë, si dhe pedofilët dhe terroristët çeçenë.

Të burgosurit mbahen në qelitë prapa tri grupe hekurash.

Gardiani Denis Avsyuk i tha National Geographic: “Krimi kryesor i kryer nga të dënuarit këtu është vrasja. Por ne gjithashtu kemi maniakë, pedofilë dhe terroristë”.

Çdo i burgosur mbahet i izoluar brenda një qelie të vetme. Ata nxirren nga qelia e tyre për vetëm 90 minuta në ditë, të cilat shpenzohen brenda një oborri.

Ata mbahen nën mbikëqyrje 24 orëshe që përfshin kontrolle roje çdo 15 minuta dhe mbikëqyrje të vazhdueshme të kamerave.

Ata ushqehen në qelitë e tyre dhe kur transportohen detyrohen të ecin me kokë poshtë – dhe ndonjëherë edhe me sy të lidhur – për t’i ndaluar ata të mësojnë hapësirat e burgut.

Burgu ka tërhequr polemika në vitet e fundit pasi aktivistët e krahasuan atë me gulagët famëkeq sovjetikë.

Ndërkohë të burgosurit kanë qenë të njohur për vetë-gjymtim në shenjë proteste për kushtet e tyre të jetesës, ndërsa është krahasuar gjithashtu me një kamp përqendrimi nazist