Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.
Përmes një statusi në Facebook, Likaj ka thënë se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.
Prandaj, ka kërkuar që të punojnë të gjithë së bashku që të mbajnë në jetë skenarin A.
“Rastet me COVID-19 po rriten përditë! Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.
Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë).
Falënderoj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, Task forcat, DKA-të, Kolegjiumin e DKA-ve, Asociacionin e Komunave, Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, Policinë e Kosovës, SBAShK-un, inspektoratet përkatëse dhe të gjithë që po na ndihmojnë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë pandemike”, ka shkruar Likaj.