Llapi ka regjistruar edhe humbjen e gjashtë në këtë edicion, ndërkohë që sot është mposhtur nga kampionia në fuqi, Drita, me rezultat 1-2, raporton Llapi.info.
Pjesa e parë ishte krejtësisht e dominuar nga llapjanët, derisa Valmir Veliu në minutën e 9’ realizoi për t’i dhuruar epërsinë klubit nga Podujeva. Deri në fund të pjesës së parë, Llapi pati disa raste të volitshme, mirëpo që të njëjtat s’u finalizuan.
Me rezultat 1-0 në të mirë të nikoqirëve u mbyll pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”.
Për dallim nga 45-minutëshi i parë, ajo e dyta i takoi ekipit gjilanas. Kur po zhvillohej minuta e 59’ Almir Ajzeraj barazoi shifrat në 1-1. 12 minuta më vonë, sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi shënoi gol në portën e vetë, kështu për t’i dhënë epërsinë e parë dhe fitoren e radhës klubit nga Gjilani.
Edhe pas dhjetë xhirosh, Llapi i ka vetëm 5 pikë dhe radhitet në pozitën e parafundit, derisa Drita me këtë fitore arrin në kuotën e 19 sosh dhe pozicionet në vendin e dytë.
Në ndeshjen e radhës, Llapi luan në udhëtim tek Gjilani, e në anën tjetër, Drita i shkon Trepçës ’89./Llapi.info