I ftuar “N’Konak”, i pari i Partisë Socialdemokrateka treguar arsyen se pse nuk ka vazhdur të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Molliqaj tregoi se ‘mollë sherri’ mes tij dhe ishkryeministrit Kurti ishte mënyra autoritare e udhëheqjes së partinë e për këtë nuk janë pajtuar ideologjikisht.

“Dallimi i parë mes meje dhe Albinit, ishte diskutimi për Leninin në vitin 2016, ai mendonte se krtikika jonë për Leninin nuk ishte prej një pozicioni të majtë siç është edhe sot, ne jemi kritik të stalinizmit dhe leninizmit prej një pozicioni shumë të majtë, jo libera, Albini nuk e kuptonte edhe pse vet ishte me mendësi staliniste dhe leniniste mendonte se kritika jonë po vjen prej këndvështrimit liberal dhe u frikësu që kjo do ta transformonte partinë”, ka thënë Molliqaj.

Ai shtoi se mënyra se si Kurti ka udhëhequr partinë ishte e ngjshme me atë të Satlinit.