Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vjedhjen e një veturë në Gjakovë dhe aksidentimin e dy femrave.
“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat sipas ankuesit mashkull kosovar i kishin vjedhur veturën. Policia ka urdhëruar për ndalje të veturës, mirëpo të dyshuarat nuk janë ndalur dhe për shkak të shpejtësisë, kishin humbur kontrollin dhe ishin vetëaksidentuar”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarat janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe janë duke u ruajtur nga zyrtarët policor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet ende duke u hetuar nga zyrtarët policor dhe prokuroria.