Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmë rreth orës 20:00 në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, në një shtëpi hajnat kanë vjedhur para të gatshme.
Podujevë 01.11.2020-20-00.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në një shtëpi dhe kanë vjedhur 30 €., para kesh dhe një pushkë gjuetie (me leje –afat të skaduar)”, ka thënë Policia.
Pa dhënë detaje tjera, PK ka thënë se rasti është nën hetime, derisa i njëjti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda.
Po ashtu, të shtunën një gruaje u janë vjedhur na duart dy kuleta.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 31.10.2020 – 16:10. Ankuesja femër Kos. ka raportuar se deri sa ka qenë duke ecur në rrugën e lartcekur, tre persona te rinj iu kanë ofruar dhe njëri prej tyre ia ka marrë nga dora dy kuleta (njëra kuletë e kunatës së saj)”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info