Hoti i shkruan kancelarit austriak: I dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Vjenë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Përmes kësaj letre, Kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën njofton zyra e kryeministrit Hoti.
‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar Kryeministri Hoti në letrëtn dërguar kancelarit austriak.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka siguruar Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, se vendi ynë mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit.