Është ndarë nga jeta poeti dhe publicisti llapjan, Bajram Bashota. U lind më 6. 01. 1946, në Llapashticë të Poshtme të Besianës.

Ka kryer Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punoi si mësimdhënës në vendlindje deri në pension.Bajram Bashota dha kontribut edhe në çështje kombëtare.


Me shkrime është marrë që nga shkolla fillore, duke botuar punime në revista dhe gazeta të ndryshme.


Ka botuar tri vëllime poetike:“Frymëzime”, poezi, 2015.
“Plis e flamur”, poezi, 2018.“Kolonë cicërimash”, poezi për fëmijë, 2016.