Edhe më tej është duke vazhduar bastisja në shtëpinë e ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga etuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ka qenë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ajo e cila ka reaguar pas këtij aksioni, me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka përmendur disa nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, duke i quajtur deputetë të legjislaturës së dështuar, të shitur e të ndyrë, transmeton IndeksOnline.