Në lidhje me konfirmimin e aktakzuës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka folur vëllau i tij, Dauti.

Për lajmi.net, ai ka thënë se për aktakuzë është dityr qyshë më herët, shkruan lajmi.net.

“Për aktakuzë na e kemi ditë heret, nuk është e sotit. Nuk ka pasë nevojë me ardhë asnjo me ardhë këtu. Me ba spektakël politik, nuk ka pas nevojë. Këta nuk e ka ba për burg e për me shku në Hagë”, ka thënë ai.

Ai ka pasur edhe një porosi për ata që e kanë votuar Specialen.

“E dijnë vet ata, ata përditë po u thojnë në parlament. Veç faqezi kofshin sa të jetë jeta për ta. Se tjerët s’po i akuzon kërkush, por çlirimtarët. I kanë kallë gjinen, i kanë nxjerrë prej vorreve i kanë çu nëpër Serbi edhe kërkush s’mirret me ta”, ka thënë ai.

Krasniqi ka folur edhe për momentin e arrestimit të Krasniqit, teksa ka thënë se ai nuk ka qëlluar aty kur ka ndodhur.

“A jon shku kta kanë liftu në Serbi apo jon mbrojtë? Jon mbrojtë. Sot nuk e kanë lanë kërkon me hi. S’kam qenë këtu, kur kam ardhë e kam pa kshtu”, ka thënë ai.