Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, e ka uruar Donald Trumpin për edhe një mandat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Ai është bërë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian që i ka uruar fitoren një kandidati në zgjedhjet në SHBA.

“Është shumë e qartë se amerikanët i kanë zgjedhur Donald Trumpin dhe Mike Pencen edhe për katëre vjetë tjerë”, ka shkruar Jansa në Twitter.

Sllovenia është vendlindja e bashkëshortes së Donald Trumpit, Melanias.