Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, ka bërë rikthim spektakular në rezultatin e votave në njërin prej shteteve më të rëndësishme – Michigan, duke e “shkrirë” epërsinë e rivalit Donald Trump, që më herët ishte rreth 200 mijë vota, e duke kaluar vetë në epërsi.

Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan u zhduk dhe rezultati më i ri tregon për epërsi të Bidenit me rreth 10 mijë vota, sipas të dhënave të telvizionit Fox Neës.

Duhet theksuar se Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 94 për qind e votave, ndërsa 6 për qind nuk janë numëruar ende, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet, sepse ka ende shumë vota që nuk janë numëruar.