Presidenti amerikan, Donald Trump, njëherësh edhe kandidat për president nga radhët e Republikanëve për të dytën herë, është ankuar lidhur me numërimin e votave.
Trump, është shprehur i shokuar nga mënyra se si fillonte të binte në shtetet kyçe, të cilat, sipas tij, ishin në duart e Republikanëve. Ai i ka dhënë këto komente në llogarinë e tij në ‘Twitter’.
“Mbrëmë, po udhëheqja, shpeshherë në mënyrë solide, në shumë shtete kyçe, në pothuajse të gjitha instancat që Demokratët i kanë në dorë. Më pas, votat një nga një, filluan të zhduken si me magji pas numërimit”, deklaroi i pari i Amerikës.
Ai akuzoi edhe sondazh-bërësit për mënyrën se si numëruan votat
“Shumë e çuditshme, “sondazh-bërësit” e kishin totalisht e historikisht gabim”, deklaroi i pari i shtetit.
Gjithashtu, ai ka akuzuar edhe Demokratët për manipulim të votimit me postë.
“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”, tha kandidati republikan tutje në llogarinë e tij.
Sipas sondazheve, kandidati demokrat, Biden, po prin me 227 vota elektorale, gjersa Trump ka mbledhur 213 sosh. Kandidatëve do iu duhen 270 vota për t’u shpallur president.