Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka arritur në zyret e EULEX-it në kuadër të Speciales që gjenden në Fushë-Kosovë.
Veseli tashmë është dorëzuar veten pas konfirmimit të aktakuzës.
Pak minuta më parë Veseli ka bërë të ditur se aktakuza ndaj tij është konfirmuar dhe se i njëjti ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave.
Veseli përmes një deklarate publike, ku ka thënë se dje pasdite ka marrë konfirmimin për ngritjen e aktakuzës.
Në EULEX është dorëzuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Kujtojmë se dje ndërkaq u arrestuar Jakup Krasniqi dhe u dërgua në Hagë.