Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një komunikate për media, ju ka shprehur ngushëllim familjeve të viktimave, të cilët humbën jetën tragjikisht në vendin e tyre të punës në Astana të Kazakistanit.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë.
“Të dashura familje,
Me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së më të dashurve tuaj, të cilët kishin shkuar larg atdheut për ta përmirësuar mirëqenien e familjeve të tyre.
Kjo është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme, jo vetëm për ju, por edhe për institucionet komunale dhe shoqërinë në përgjithësi.
Të nderuar familjarë,
Më lejoni që në emrin tim, dhe në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Podujevës, t’ ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Ndërsa për të lënduarit, lutem për kurim të shpejtë e të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre.
Qoftë i përjetshëm nderimi dhe kujtimi për ta!
Kryetari i Komunës,
Agim Veliu”
Llapi.info