Mediat e huaja kanë shkruar për konfirmimin e aktakuzës për krime lufte ndaj krerëve të UÇK-së.
Bujë në mediat ndërkombëtare ka bërë sidomos dorëheqja e presidentit Thaçi, që pasoi pas konfirmimit të aktakuzës nga Tribunali Special, shkruan Reporteri.
Por, jo më larg se në Serbi, konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit ka lënë arsye për “festë”.
Gazeta serbe Kurir e cila njihet për afërsinë e saj me pushtetin, ka shkruar se “Hashim gjarpri personalisht konfirmoi se jep dorëheqje dhe shkon në Hagë”
“Gjarpëri më nuk do të jetë president është titulli që e mban edhe gazeta tjetër nacionaliste Novosti.
Ndryshe, Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.
Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.