Më 29 nëntor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Pikërisht në këtë kohë, kur kanë mbetur edhe pak ditë në hapjen e kutive për votim, partia që udhëheq me komunën, ajo e LDK-së, ka nisur gjahun nëpër zona të ndryshme të Podujevës.
Në këto vende tashmë ka nisur meremetimi i disa rrugëve. Por, arnimi i tyre nuk po bëhet siç duhet.
Kështu kanë thënë banorë të rrugës “Rashit Ajvazi”, e cila lidhet me rrugën “Qëndresa”
Sipas tyre, arnimi i kësaj rruge, e cila është gërryer nga vetë kompania e kontraktuar nga Komuna, po bëhet me asfalt 2-3 centimetrash.
E si pasojë e kësaj, sipas banorëve, ka nisur të shkatërrohet asfalti ende pa i bërë 24 orë prej se është shtruar.
Mirëpo, punimet po bëhen “shpejtë e shpejtë” në kohë kur edhe zgjedhjet s’janë fort larg.
Ndërkohë për këso punimesh janë ankuar edhe banorë të zonave tjera./Llapi.info