Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 728 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.827 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 732.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 8 prej tyre janë në qytet, 2 në fshatin Bradash, 2 në Gllamnik dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc dhe Batllavë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 60 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.221
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 22.934 persona, prej të cilëve 732 kanë vdekur, ndërsa 15.981 janë shëruar./Llapi.info