Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, këtë javë i ftuar ishte aktori, Adrian Morina.
I njohur në rolin “Hekurani” te seriali “Tre gjermanët e trashë”, Adriani ka thënë se ende i ndodhë që qytetarët ta thërrasin në këtë emër, mirëpo kjo gjë nuk i pengon aspak.
Në “Dhoma e Rrëfimit”, ai po ashtu ka treguar se pse nuk po e shohim më të luajë në ndonjë serial.
“Financiarisht nuk qëndrojnë mirë, sot është e vështirë me pas një pagë qysh e kemi pas në vitin 2005. Faj kanë drejtorët e televizioneve por edhe ne komuniteti që e kemi ulë standartin artistik. Është e çuditshme si ne aktorët e kemi sjellë vetën në këtë pozitë. Fajtorë jemi ne e para për shkak se kemi leju me degradu në këtë nivel edhe në aspektin artistik edhe atë financiar. Shumë produkte që i shohim sot nuk e tejkalojnë nivelin e audio-kasetave të viteve të 90’ta, nuk kemi arrit me tejkalu Lecin edhe Cimën që për vitetet e 90’a kanë qenë masterpiece, por jo sot”, është shprehur Morina.