Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se kjo qeveri po ua merr bukën nga goja qytetarëve dhe po ua vret shpresën.

“Kjo Qeveri me pazotësinë e saj po u’a merr bukën nga goja qytetarëve, po u’a rritë derpresionin dhe po u’a vret shpresën. Qytetarët kërkuan ndryshim me votën e tyre. Ndryshimi erdhi. Sot ky ndryshim në heshtje po i vret!”, ka shkruar Musliu.