Një shtetas i huaj është arrestuar dje rreth orës 05:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti ka tenatuar të djegë qendrën e azilit në Vranidoll.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në raport bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte duke qëndruar në kamp u ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës me ç’rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, pasi që i tërë stafi janë evokuar me kohë.