Gjyqtarët që ishin në dhomën e VAR-it kishin një moment të sikletshëm në takimin që Leicesteri dhe Wolverhampton Wanderers po e zhvillonin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Dhelprat kaluan në epërsi me anë të Jamie Vardyt që shënoi nga penalltia, pasi Max Kliman i Wolves kishte luajtur me dorë brenda zonës.

Për shkak të penalltisë së dhënë, në dhomën e VAR-it kishin vazhduar diskutimet nëse do të duhej të jepej 11 metërsh, apo jo.

Neil Swarbrick, që ishte në krye të dhomës së video asistentit të gjyqtarit (me këmishë të bardhë), shihet duke debatuar me ndihmësin e tij.

Prezantuesi i Sky Sport, Dave Jones i tha Jamie Carragherit: “Ky është neil Swarbrick në këmishë të bardh, që është në krye të dhomës së VAR-it, ndoshta ai po diskuton me Stuart Attwell. Çfarë mendon ti?”.

Carragher ia ktheu: “Ndoshta ata janë duke biseduar për momentin e penalltisë së parë. Ndoshta po i thotë që ka bërë gabim”.

Dyshohet se penalltia e parë nuk duhej të jepej, pasi ishte një prekje e pa qëllimtë, derisa Vard kishte edhe një penallti në minutën e 39-të, mirëpo dështoi ta konvertonte në gol.

Kujtojmë se Leicesteri e fitoi këtë përballje me rezultat 1-0 ndaj Wolvesit.