Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti ka mohuar të jetë thënë se lajmi se është ftuar nga specialja është një spekulim medial.
Ai ka thënë se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale.
“Nuk kam ftesë, jo more çfarë nuk më ka thirrë askush, është spekulim”, ka thënë Haliti për Reporteri.net.
Ai thotë se në intervistën që po e citojnë mediat nuk ka thënë se është ftuar se nuk do ta kishte problem të tregonte.
Kujtojmë se Haliti në një intervistë për Abcnews ka thënë se “nuk jam intervistuar, dhe pres të intervistohem”.
Kjo pjesa e fundit ka lënë të nënkuptohet se ai është ftuar nga Specialhja.
I pyetur se a është caktuar ndonjë kohë kur do të intervistohet ka thënë “jo, jo”.