Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka konfirmuar edhe një herë se nuk e mendon rikthimin në partinë e saj të vjetër, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu deklaroi ajo në një intervistë për Deutsche Welle, ku tha se është deklaruar disa herë rreth kësaj çështje.

Sipas Osmanit, “një derë që gozhdohet, nuk mund të hapet”.

“Jam deklaruar disa herë për këtë cështje dhe nuk dua të hyj në këtë temë. Një derë e cila gozhdohet, nuk është që mund të hapet.”, tha ajo.

Kujtojmë se Osmani disa herë ka deklaruar se nuk e mendon rikthimin në parti, dhe se po përgaditet për formimin e një subjekti të ri politik, të drejtuar nga vet ajo.

Osmani u shkarkua nga detyra e saj si nënkryetare e LDK’së me votat e Këshillit të Përgjithshëm, pasi sipas kryetarit Isa Mustafa, ish-kandidatja për kryeministre nuk kishte të njëjtin qëndrim me partinë për shumë çështje.