Si pasojë e numrit të madh të rasteve me Covid-19 dhe personave që po kanë nevojë për tu shtrirë në spitale kosovare, ShSKUK ka vendosur që përkohësisht ta pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës.
Përmes njoftimit nga SHSKUK bëhet me dije se pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.
Lexo Edhe:
Rexhep Selimi në Hagë si deputet dhe shef i Grupit Parlamentar të LVV’së
Njoftimi i plotë nga nga ShSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.
QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.
Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër