Në Prishtinë, nga ora 19:00 ka orë policore dhe kjo tek qytetarët ka shkaktuar alarm për shkak të dënimeve të larta.
Që prej se ka hyrë në fuqi ligji për orën policore, në kryeqytet po shkaktohen kolona të gjata nga ora 16:00 deri në ora 19:00 ku qytetarët po nguten ta lëshojnë Prishtinën, shkruan lajmi.net.
Njëjtë në kryeqytet po vazhdon të jetë edhe sonte kur rruga afër lokaleve të Llesnës është tërësisht e bllokuar nga veturat.
Qytetarët janë ankuar vazhdimisht se ora policore po shkakton tollovi në komunikacion dhe funksionimin e jetës.