Një nga pikat e bankës BKT është grabitur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Onlinë “Reporteri.net” se personat e dyshuar në ikje e sipër kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të rojës së bankës.
Deri më tash nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me rastin.
Borovci njoftoi se po vazhdon ekzaminimi në vendin e ngjarjes dhe hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa perona rë dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armëzjarri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Borovci.