Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari se ky i fundit e ka punësuar vëllaun e tij si drejtor të një shkolle në Komunën e Podujevës.

Bulluqi në Pressing të T7 tha se pas kësaj, Rudari e kishte punësuar edhe mbesën e tij, vajzën e vëllait, si mësuese në një shkollë në Podujevë pavarësisht se ajo nuk kishte diplomuar ende në kohën kur ishte mbyllur konkursi. Madje për këtë Bulliqi ka nxjerrur edhe një dokument i cili sipas tij e dokumenton atë që deklaroi


“E ka punësuar vajzën e vëllait si mësuese edhe pse ajo kishte diplomuar pasi që është mbyllur konkursi. Aty ka pasur edhe mësuese të tjera të diplomuara madje edhe me master që kanë aplikuar.Duhet me ju kërku falje atyre mësueseve që nuk kanë pas fatin me qenë mbesa tua dhe me u punësu” ka thënë Bulliqi.

Rudari e ka mbrojtur këtë duke thënë se ka hyrë si zëvendësuese dhe se këtë emërim e ka bërë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu. /Gazeta Express/