Magjistralja Prishtinë- Podujevë dje dhe sot ka qenë tërësisht e bllokuar dhe kolonat e gjata me kilometra, për shkak se kombajnat kanë zgjedhur pikun e ditës për frekuentim.
Policia e Kosovës ka qëndruar duar kryq përball këtyre bllokimeve dhe shkaktimit të kaosit nga kombajnat.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Daut Hoxha ka thënë se nëse këto kombajna bien ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor, merren masat e nevojshme konform ligjit.
“Plani operativ është sezona verore 2015, i përfshin të gjitha këto çështje duke përrfshir edhe lëvizjen e mjeteve bujqësore edhe të gjitha këto dhe konform ligjit Policia i ndërmerr masat qysh paraqiten në terren”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.
Shumë lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi në adresën e redaksisë ku janë shprehur të revoltuar me mos intervenimin e Policisë për ta zhbllokuar magjistralen.
Nuk është hera e parë që kombajnat bllokojnë tërësisht një magjistrale duke e paralizuar qarkullimin normal të veturave/Indeksonline/