Llapi ka pësuar humbjen e radhës në kampionat, derisa sot është mposhtur në shtëpi nga Prishtina me rezultat 0-2, raporton Llapi.info.

Në 45-minutëshin e parë, bardhekaltrit nga Podujeva patën disa raste shënimi, ndërkohë që Ahmed Januzi dështoi nga pika. Pjesa e parë e takimit në “Zahir Pajaziti” u mbyll me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, ekipi nga kryeqyteti zhbllokoi rezultatin kur po zhvillohej minuta e 75′ me anë të Endrit Krasniqit.

Kurse, Leutrim Kryeziu në fundin e takimit shënoi për 0-2 për të vulosur fitoren e Prishtinës.

Me këtë humbje, Llapi vazhdon të jetë në pozitën e parafundit me vetëm 8 pikë të tubuara, derisa Prishtina ka 21 pikë të tubuara dhe radhitet në pozitën e katërt.

Në xhiron e radhës, Llapi do të ketë punë me Drenicën, ndërkohë që Prishtina pret Besën./Llapi.info