Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë nga Aleanca dhe ministra të Qeverisë së Kosovës, në festën e Flamurit Kombëtar kanë zbuluar sot në Isniq e Carrabreg lapidarët e të rënëve për liri.
Haradinaj ka thënë se shumë heronj anekënd Dukagjinit e Kosovës e kanë nderuar Shqipërinë me beteja deri në frymën e fundit.
“Së bashku me kolegë, vendosëm lule tek bashkëluftëtarët e mi që pushojnë në Gllogjan. Ata dhe shumë heronj të tjerë anekënd Dukagjinit e Kosovës, e nderuan Shqipërinë me beteja deri në frymën e fundit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se nuk ka festë dhe as vet liria që do të kishin kuptim pa ata.
“Asnjë festë, e as vet liria dhe dita e madhe që e shënojmë sot, nuk do të kishte kuptim pa ta. Gëzuar shqiptarë!”, është shprehur Haradinaj.