Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thyer heshtjen zgjedhore për zgjedhjet e të parit të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Ka qenë deputeti “problematik” i kësaj partie, Xhavit Ukaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi që shihen edhe ministrat Agim Veliu dhe Arban Abrashi, duke bërë thirrje që të votohet kandidati i tyre.
“Drejtëpërdrejtë nga Podujeva në përkrahje të Nexhmi Rudarit”, ka shkruar ai në Facebook.
Përveç tij, heshtjen e ka thyer edhe drejtori i Inspektoratit, Durim Salihu, duke bërë kështu që të bie ndesh me rregullat e vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Qytetarët llapjanë nesër do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës së Podujevës.
Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).
Vendvotimet hapën në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Të drejtë vote kanë mbi 80 mijë qytetarë./Llapi.info