Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas vizitës në Podujevë ku pa sa po respektohen masat anti-COVID gjatë procesit zgjedhor, ka thënë se ka pasur ndëshkime për personat të cilët nuk kanë respektuar masat.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore.
Zemaj tha se personat që mbesin në qendrat e votimit mund të qarkullojnë, teksa shtoi se nuk janë për të penguar zgjedhjet në asnjërën nga dy komunat ku sot po votohet për zgjedhje të kryetarit.
Gjatë ditës së sotme, KOHA ka raportuar se në qendrën “Isa Boletini” në Podujevë, nuk po respektohej distanca sociale mes votuesve, ku grumbull i tyre është parë brenda ambientit.