Kur kanë mbetur edhe 20 minuta deri në përfundim të procesit zgjedhor për kryetar të Komunës së Podujevës, deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka ftuar qytetarët llapjanë që të dalin në votime, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Haziri ka kërkuar që të mos mungojë vullneti i asnjërit nga qytetarët për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Bashkëvendas të dashur. Kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore, deri në përfundim të procesit zgjedhor. Dilni e votoni edhe për këta minuta. Secila votë është e rëndësishme. Mos të mungojë vullneti i asnjërit prej nesh”, ka shkruar ai.