Analisti Arben Ahemti për “Expose” – prodhim i GazetaBlic ka komentuar humbjen e LDK-së pas 20 vjetëve në bastonin më të madh, në Podujevë.

Ahmeti ka thënë se ky rezultat duhet pranuar, pasi që sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në një rënie të lirë.

“LDK ka hyrë në një rënie të lirë, e cila do të jetë shumë e vështirë të ndalet she çfarëdo reforme që bëhet tash nuk do të mund të ndez. Duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, e të shohim se çka do të bëjnë partitë tjera”, ka thënë Ahmeti.