Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu i ka reaguar liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit ka konfrontimet me Amerikën kanë çuar në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se insistimi se kjo parti është anti-amerike, sipas tij, po thellon akoma më shumë ngritjen e VV-së.

“Të gjithë e dinë pse u rrëzua Qeveria Kurti.  Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! është ngritur e dyfishuar në mesin e qytetarëve, e të tjerët janë në rënie të lirë. Insistimi se ajo e rrëzoi veten dhe se ishte anti-amerikane, vetëm sa e thellon hendekun”, ka shkruar ai.