Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë kërkon nga qytetarët ndihmë për kapjen e të dyshuarit Atila Yildirim, për rastin e vrasjes gjatë ditës së sotme në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; ATILA YiLDIRIM (1967), shtetas i Turqisë”.
“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e Policisë në rrjetin social Facebook.