Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur takim me udhëheqës të sektorëve në administratën komunale dhe me menaxherë të projekteve, njofton Llapi.info.

Gjatë takimit të sotëm me udhëheqës të sektorëve dhe menaxherët e projekteve, k Bulliqi është informuar lidhur me dinamikën dhe respektimin e afateve të realizimit të projekteve.

“Kryetari Bulliqi ka kërkuar që të respektohen me përpikëri procedurat dhe dinamika e kryerjes së punimeve dhe realizimit të pagesave.Duke pasur parasysh faktin se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të realizimit të pagesave për këtë vit buxhetor, kryetari Bulliqi kërkoi që të tregohet azhuritet në kryerjen e pagesave për projektet e realizuara dhe shërbimet e tjera të kryera. Në të njëjtën kohë Kryetari ka kërkuar të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme të projekteve që janë në realizim”, ka njoftuar komuna./Llapi.info