Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në fshatin Shajkoc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima ka humbur jetën në QKUK.
“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arrit në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë ajo.
Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri që ka humbur jetën në këtë aksident është A.,Bekolli, 19-vjeçar, nga fshati Shajkoc./Llapi.info