Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në takim përfaqësuesin e Kompanisë OSTAP nga Austria, Christoph Gierlinger, me të cilin finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin e projekteve për trajtimin e ujërave të zeza.

Në takim u diskutua për rëndësinë e projekteve, të cilat do t’i realizojë Komuna e Podujevës, ku kjo e fundit do të aplikojë për mbështetje tek Ministria Federale e Financave të Austrisë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se ky projekt është i një  rëndësie të veçantë, sepse përmes tij krijohen kushte për marrjen e kredisë së butë.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Kompanisë OSTAP Christoph Gierlinger ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionet komunale, në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.

Në takim ishin prezent edhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu dhe përfaqësuesja e OSTAP për Kosovë, Alltene Krasniqi./Llapi.info