Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar sot një donacion nga Kompania “Rimida”, prej 40 spërkatësesh për dezinfektimin e objekteve shkollore, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Podujevës në një njoftim të bërë në Facebook.

“Me rastin e pranimit të donacionit, kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, e falënderoi Kompaninë “Rimida” për donacionin e dhuruar, duke e vlerësuar si shumë të nevojshëm për dezinfektimin e shkollave në situatën aktuale me pandeminë Covid-19. Përfaqësuesi i Kompanisë “Rimida”, Feston Fusha, me rastin e dorëzimit të donacionit, tha se 50 spërkatëset e dhuruara për dezinfektimin e ambienteve shkollore i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me ligjet e Kosovës për kualitet dhe afat të qëndrueshmërisë”, thuhet në njoftim./Llapi.info