Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar qytetarët dhe besimatrët muslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke shprehur nderimet e tij për gjithë besimtarët e urte e të devotshëm./llapi.info
Lexoni urimin e plotë të Veliut:
“Të nderuar qytetarë,
Në këtë ditë kremteje të Fitër Bajramit, shprehim nderimin tonë për të gjithë ata besimtarë të devotshëm e të urtë, të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të dashurisë për njëri-tjetrin.
Uroj dhe dëshiroj ta keni shëndetin, harmoninë, mirëqenien dhe sofrën plot.
Urime e me fat Fitër Bajrami!
Gëzuar sot e gjithmonë!
Kryetari i Komunës
Agim Veliu”.