Rrugët kryesore në qendër të qytetit në Podujevë janë të mbushura me tezga në të cilët janë të vendosura mjetet piroteknike, të cilat pa hezitim u shiten edhe fëmijëve.

Shitja, blerja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike nga personat, që janë nën moshën 18 vjeçe, është e ndaluar me ligj, por kjo nuk është pengesë për shitësit

I pyetur se përse këto mjete u shiten fëmijve, njëri nga shitësit e tyre ka thënë se është faji i prindërve, jo i tyre.

“Nëse prindërit nuk kujdesen për ta dhe u japin para për t’i blerë, pse mem interesu mu për ta”, ka thënë shitësi./Llapi.info

Podujeva 2

 

Podujeva 3