Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka vizituar qendrën tregtare “Plus Center” në Ferizaj.
“Kjo qendër sot ka 20 vjetorin e saj, nuk ka mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe nuk ka pushuar punëtorë nga puna si shkak i pandemisë”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar.
I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë.
Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta. Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë.
70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë.