Bashkësia Islame e Kosovës – dega në Podujevë, përmes kryetarit të saj Bekim Jasharit, ka uruar qytetarët llapjanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në urimin e dërguar përmes portalit llapi.info, BIK në Podujevë uron që në këtë ditë festë të kujtohen të parët tanë dhe sakrifica e tyre./llapi.info

Lexoni urimin e plotë të BIK-ut:

“Bashkësia Islame në Podujevë, me rastin e Fitër Bajramit, uron gjithë qytetaret llapjanë, me lutjen Zotit të botëve që të jetë ditë e vërtetë feste e kremte, ditë e kujtimit të të parëve tanë dhe sakrifices së tyre. Lusim Zotin e gjithësisë për mbarësinë e atdheut tonë të madh shqiptarë. Për shumë mot, urime Fitër Bajramin.

Bekim Jashari,
Kryetar i Bashkësisë Islame në Podujevë”.