Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë kryefamiljarit të familjes Krasniqi. Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave kanë marrë pjesë donatorët Avdullah dhe Berat Kovaçi, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri.
Sot në natën e Fitër Bajramit familja e Ibush Krasniqit nga Podujeva është bërë me shtëpi falë vëllezërve Kovaçi të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
Gjatë dorëzimit të çelësave, Agim Veliu i përgezoi familjen e Ibush Krasniqit dhe I falënderoi vëllezërit Kovaçi për donacion të tyre.
“Në emër të qytetarëve të Podujevës dhe në emrin tim personal, falënderoj familjen Kovaçi për bashkëpunim dhe donacionin për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje”, ka thënë Veliu.
Po ashtu edhe përfaqësuesit e familjes Krasniqi i kanë falënderuar donatorët për ndihmën të cilën ata u’a kanë bërë atyre. Gjithashtu falënderuan edhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun për kontributin e tij gjatë realizimit të këtij projekti./Llapi.info