Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur sërish për humbjen e bastionit të kësaj partie në Llap, në zgjedhjet e 29 nëntorit, raporton Llapi.info.

Mustafa ka thënë se LDK-së në këtë komunë i është besuar vota përgjatë 20 viteve, e kjo gjë pritet të ndodhë, siç ka thënë ai, në vjeshtën e vitit 2021.

“Kemi njerëz që për 20 vite ia kanë besuar votën LDK-së. Në këtë kohë, nuk kemi marr aq sa kemi merituar. Veliu është dashur të vijë këtu të punojë si ministër. Beteja s’ka qenë nacionale në këto zgjedhje. Kurti ka qenë shumë ma prezent atje në Llap se sa ne. Ne s’kemi qenë në çdo odë, fshat dhe lokacion tjetër si ai, për çka s’e kemi marrë si betejë personale ”, ka thënë ai./Llapi.info