Besimtarët musliman pas 30 ditëve sot po festojnë Fitër Bajramin.

Manifestimi i kësaj feste në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Namazi i Fitër Bajramit ka filluar në orën 05:58 minuta, ndërsa në xhami ishin prezent një numër i madh i qytetarëve.

Nën fjalët e myftiut Naim Tërnava, pas përfundimit të namazit qytetarët uruan festën e Fitër Bajramit.

Tërnava bëri thirrje për paqe dhe pushim të luftës në botë. Gjithashtu, ai u lut që të mos ketë gjakderdhje në trojet etnike shqiptare./IO