Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid-19.

Sipas statistikave nga policia, bëhet e ditur se janë shqiptuar 818 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

Duke ditur që dënimi për mos bartje të maskës është 35 euro, i bie që policia për 24 orë ka arritur t’i siguroj shtetit 28 mijë e 630 euro.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 296 raste të reja me coronavirus si dhe vdekje të raportuara kanë qenë vetëm 5.